Do të duhej ta bënte gati për shitje.
Por, Idriz Shehu, shumicën e rrushit industrial në vreshtën e tij po detyrohet ta asgjësojë.
Mbi 12 mijë kilogramë ai nuk arriti t’i shesë në Bodrumet e Verës të cilave ua ofroi.
Ky fakt pos që e dëmtoi me rreth 5 mijë euro, e bëri atë edhe të mendojë se a do të vazhdojë në të ardhmen kultivimin e këtij fruti.
30 ari rrush të mbjellur i mbetën në vreshta edhe Nysret Vuçitërnës. Një gjë e tillë thotë se nuk i ka ndodhur kurrë më parë.