Shifra zyrtare e të vdekurve nga vërshimet shkatërruese në pjesën qendrore të Kinës ka shkuar në 33. Ndërkohë publiku filloi të bënte pyetje për gatishmërinë e autoriteteve për këtë fatkeqësi.
Në provincën Henan dhe në kryeqytetin e saj, Zhongzhou, ka filluar procesi i pastrimit pas reshjeve rekorde, të cilat shkaktuan vërshime në rrugë e hekurudha si dhe dëmtuan diga e rezervuare, shkruan The Guardian.
Autoritetet kanë thënë se 200 mijë njerëz janë detyruar të zhvendosen për shkak të vërshimeve, ndërsa mbi tre milionë janë prekur nga to. Meteorologët kanë parashikuar që reshjet e dendura do të vazhdojnë këtë javë, të nxitura pjesërisht nga tajfuni që po fuqizohet në lindje të Tajvanit.
Në Guangdong, që shtrihet në pjesën jugore të Kinës, 13 punëtorë të ndërtimtarisë vdiqën, pasi u ngujuan në një tunel të bllokuar nga vërshimet.
Së paku 12 persona kanë vdekur në hekurudha nëntokësore, ku rreth 1.000 njerëz mbetën të ngujuar në stacione e vagonë, pasi tunelet u mbushën me ujë.