[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rritet numri i të vdekurve nga të shtënat në Aeroportin e Floridas (Video)



Raportohet se është rritur numri i të vdekurëve nga të shtënat në Aeroportin e Floridas.

Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se deri më tani të paktën tre persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë lënduar, transmeton Express.

Personi i armatosur, i cili ka shtënë me armë zjarri njoftohet se është kapur nga policia.

Akoma nuk dihen motivet e këtij sulmi.

Policia amerikane ka nisur evakuimin e pasagjerëve dhe punonjësve të aeroportit.