[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rritet numri i pacientëve në QKUK për shkak të borës



Reshjet e borës dhe ngricat në tërë Kosovën kanë bërë që numri i pacientëve në QKUK të rritet.

Avdush Bajgora nga qendra emergjente në QKUK,  ka treguar  për Televizionin se sot është rritur numri i pacientëve me lëndime të ndryshme trupore.

Ngricat deh bora kanë shtuar edhe numrin e aksidenteve gjatë ditës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ka deklaruar se    gjendja e sigurisë në trafikun rrugor ka qenë e mirë megjithëse kishte edhe disa aksidente.

Ai ka bërë apel tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në trafik.