• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Rriten sërish çmimet e derivateve, ja kur do të stabilizohet tregu i karburanteve

nga Bota Press
25 Mars, 2022
në Lajme
ShareShareShare

Çmimet e karburanteve janë rritur sërish ditëve të fundit, përkundër që ditë më parë më parë ato kishin filluar të bien nga 1.82 euro deri 1.50 për litër.

Aktualisht çmimet janë shtrenjtuar për 10 centë në litër. Sot një litër naftë është duke u shitur rreth 1.60 euro në tregun e Kosovës.Sipas Shoqatës së Naftëtarëve, nuk do të ketë stabilitet të çmimeve në tregun e karburanteve në Kosovë derisa të përfundojë edhe lufta në Ukrainë.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në javën e fundit çdo ditë ka ngritje të lehtë të karburanteve. Berjani pranon se çmimet e naftës janë të larta për qytetarët, por që sipas tij, invazioni rus në Ukrainë ka ndikuar të ketë shtrenjtim të këtyre produkteve.

“Sa i përket çmimeve të derivateve në Kosovë, ka pasur zbritje prej 1.82 euro për litër në 1.50 euro, ndërsa sot çmimet aktuale janë 1.58 euro për 1 litër naftë, dhe 1.40 euro për 1 litër benzinë. Çmimet janë duke u rritur në bursë dhe kjo është duke reflektuar edhe tek ne në Kosovë… që do të thotë se janë në rritje e sipër çmimet derivateve, por jo vetëm te ne në Kosovë, por në tërë globin… Sa i përket çmimit për qytetarët tanë janë të larta, por këtë po na e imponon (lufta në Ukrainë). Nuk mund të themi sa do të arrihet çmimi në ditët në vijim, por është sërish një rritje e lehtë, që do të thotë se nuk është rritje ekstreme siç ka qenë para dy javësh… po që është një trend i lehtë i rritjes së çmimeve të naftës. E kemi pas theksuar para një kohe të gjatë, që kur të ndalet lufta në Ukrainë, vetëm atëherë do të kemi stabilizim të tregut të naftës në Kosovë”, thotë ai.

Kreu i shoqatës tregon se ka sasi të mjaftueshëm të karburantit në Kosovë.

“Në fillim u pa që nuk ka mjaftueshëm, por derivate në Kosovë ka”, u shpreh ai.

Invazioni ushtarak rus në Ukrainë ka ndikim negativ çdo ditë e më shumë edhe në tregjet ndërkombëtare. Një krizë e tillë ka goditur edhe ekonominë e Kosovës duke sjellë shtrenjtim të produkteve të ndryshme esenciale, sidomos për derivatet e naftës.

Për më tepër, qytetarët e Kosovës janë përballur muajve të fundit me çmime më të shtrenjta edhe të produkteve esenciale ushqimore, si: buka, mielli, vaji, sheqeri dhe pothuajse çdo produktet tjetër deri edhe çmimet e biletave për transport ndër urban në Kosovë.

Tags: Cmimi derivateve

Të ngjashme

Kosovë

Tahiri për Muratin: Është esenciale që të ndërrohet ky ministër

nga Bota Press
30 Qershor, 2022
Kosovë

Zonat të cilat “parashikohen” me stuhi të fuqishme dhe të reshura

nga Bota Press
30 Qershor, 2022
Kosovë

Fryhet Peci: Arrestimet për mashtrim me subvencione janë të shpeshta, s’di a mund të reagojmë çdoherë

nga Bota Press
30 Qershor, 2022
Lajme

Kurti: Çmimet janë rritur në krejt botën

nga Bota Press
30 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Tahiri për Muratin: Është esenciale që të ndërrohet ky ministër
  • Zonat të cilat “parashikohen” me stuhi të fuqishme dhe të reshura
  • Fryhet Peci: Arrestimet për mashtrim me subvencione janë të shpeshta, s’di a mund të reagojmë çdoherë
  • Kurti: Çmimet janë rritur në krejt botën
  • Akil Gjakova fantastik: Shkon në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.