Në klinikën e Pediatrisë në Prishtinë është rrëzuar një fëmijë i cili ka pësuar lëndime trupore. Burimet e Gazetes kanë thënë se gjendja e fëmijës është e rëndë mirëpo mjekët po bëjnë përpjekje për t’ia shpëtuar jetën.
Rasti sapo ka ndodhur ndërsa në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës të cilat po merren me rastin./Botapress/