Një aeroplan i “Azerbaijan Airlines”-it është rrëzuar në Kazakistan.
Aksidenti ndodhi në afërsi të aeroportit “Aktau”.
Sipas BBC-së, në aeroplan ishin 67 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit.
Para se të ndodhte përplasja, nga ekuipazhi u kërkua ndihmë përmes sinjalit, teksa aeroplani bëri disa rrathë mbi aeroport.
Autoritetet kanë njoftuar se 12 persona kanë arritur t’i mbijetojnë përplasjes.
Aeroplani i aviokompanisë “Azerbaijan Airlines” ishte duke fluturuar nga Baku-ja në drejtim të qytetit Grozny, Çeçeni në Rusi, por për shkak të kushteve klimatike dhe mjegullës është përplasur.