Autoritetet braziliane i kanë nisur hetimet për ta zbuluar shkaktarin e rrëzimit të aeroplanit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Fituese e Grammy-t latin në vitin 2019, Mendonça u bë e famshme duke u përqendruar në përvojat e grave me marrëdhënie të dështuara.
Një nga emrat më të mëdhenj të muzikës braziliane të njohur si “sertanejo”, Mendonça e filloi karrierën si adoleshente dhe u bë yll kombëtar në vitin 2016 me një hit. Ajo njihej edhe si “mbretëresha e vuajtjeve”.
Mendonça, e cila la një djalë dyvjeç, kishte planifikuar që të performonte në një koncert të premten në mbrëmje një qytetin Caratinga, vetëm 12 kilometra larg vendit të rrëzimit të aeroplanit.
Disa orë para aksidentit, ajo publikoi pamje ku shihej duke hipur në aeroplan.
