Disa shtylla elektrike të tensionit të lartë janë rrëzuar në afërsi të fshatit Kuk të komunës së Dragashit. Si pasojë e erërave të forta, shtyllat kanë rënë deri në tokë dhe përçuesit elektrik po qëndrojnë nëpër kullosat e bagëtive.
Në fotografi të siguruara nga Indeksonline shihen bagëtitë ku kullosin nëpër telat e rrymës.
Kjo zonë shpesh herë ka mbetur pa rrymë për ditë të tëra për shkak të rrjetit të stërvjetëruar të shtyllave dhe përçuesve. /Botapress.info/