“Rrezikohen të dhënat e shqiptarëve”, ekspertët ngrenë alarmin: Është thyer siguria kombëtare

Përgjatë ditëve të fundit një llogari në Telegram, e quajtur “Homeland Justice” ka publikuar informacione sensitive, listën e plotë të e-maileve të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, si dhe të dhëna të tjera në lidhje me të, të gjitha hyrje-daljet e tij të regjistruara në sistemin TIMS, fotot e tij, të dhënat personale, pasaportat e tij ndër vite si edhe patenta.

“Homeland justice” ka publikuar listën e personave të shpallur në kërkim nga policia e Vlorës dhe Tiranës. Aty publikohen informacione të ndjeshme, raporte dhe të dhëna të ndryshme. Por sa është kërcënuar siguria jonë kombëtare?!

Për emisionin “Vetting” ekspertët janë shprehur se të dhënat e shqiptarëve tashmë janë në duar të personave të panjohur dhe nuk dihet se për çfarë qëllimi mund të përdoren.

“Shtetasit shqiptarë sot nuk dinë se në cilin server në botë i kanë gjurmët e gishtave, të dhënat personale të tjera, gjeneralitete, fotografitë e tyre, ID, targat dhe gjithcka dhe që nga këtu fillon siguria kombëtare, nga të dhënat personale të shtetasve,” u shpreh eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuco.

LEXO EDHE KETE

Këta janë armiqtë e fshehur të veshkave të shëndetshme

Ekspert i sigurisë, Ergys Muzhaqi thekson se të dhënat e shqiptarëve tashmë janë në duar të personave të panjohur: “Të dhënat e qytetarëve shqiptarë janë degjeneruar, duke nisur nga sistemi i patronazhistëve me vjedhjen e informacionit që kishim për të dhënat personale, familjare, e më pas u vazhdua me numrat e telefonit, me targat e makinave e me informacione të kësaj natyre, që këtu të dhënat e qytetarëve shqiptarë nuk ishin të rrezikuara por ishin totalisht të ekspozuara. Tashmë nuk bëhet më fjalë më për rrezik, janë në duar minimalisht të panjohura, ose zyrtarisht me bazë të hakerave në shtetin e Iranit”.

ngjashme