[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rreth 400.000 fëmijë sirianë të strehuar në Turqi janë jashtë sistemit arsimor, thotë UNICEF



Më shumë se 40 për qind e fëmijëve sirianë të strehuar në Turqi, ose gati 380.000 janë të privuar nga sistemi arsimor, që paraqet rrezikun e një “gjenerate të humbur”, paralajmëroi sot Fondi i OKB-së për Fëmijërinë (UNICEF) në një deklaratë.

“Nëse nuk do të ketë më tepër burime të shpërndara, mbetet prezent rreziku i një gjenerate të humbur të fëmijëve sirianë, të privuar nga njohuritë për të cilët do të ketë nevojë një ditë për të rindërtuar vendet e tyre”, vë alarmin zëvendësdrejtori ekzekutiv i UNICEF, Justin Forsyth, cituar në një deklaratë.

Në mesin e 2,7 milionë sirianë që zyrtarisht janë strehuar në Turqi, më shumë se 1,2 milionë janë fëmijë, sipas UNICEF, përcjell Atsh.

Agjencia e OKB-së vlerësoi gjithashtu prej qershorit, një rritje më shumë se 50 për qind të shkallës së regjistrimit në shkolla të fëmijëve sirianë, që janë më shumë se 500.000 që duhet të ndjekin sistemin arsimor në Turqi.