Rrëfimi tronditës i Luana Vjollcës: Tentuan të më përdh*nonin në mes të rrugës, nuk dal dot nga shtëpia pa badigard

Luana Vjollca ka publikuar episodin e dytë të projektit “Thuaje”, ku ka rrëfyer për herë të parë traumën më të madhe që ka përjetuar. Moderatorja shprehet se ka pasur disa raste përndjekjesh nga fansat e saj, ngjarje që sipas së cilës kanë lënë shumë gjurmë në jetën e saj.

Moderatorja ndalet në njërin rast, për të cilin thotë se ishte “përtej asaj që mund të bënte një fans”, duke u kthyer në një tentativë për abuzim seksual. Luana thotë se ka kërkuar ndihmë psikologjike në shumë raste kur nuk është ndjerë mirë.

“Nuk do t’i cilësoj fansa këta njerëz që më kanë krijuar një lloj traume, që është mos ta kem jetën time të lirë, të dal rrugëve e shoqëruar nga një person që më mbron sepse jam e frikësuar. Jam e frikësuar sepse kam pasur pesë raste në 15 vite.

Njëri prej të cilëve nuk është bërë mediatike, sepse askush nuk e ka parë, por mua më ka lënë një plagë. Ishte përtej asaj që një fans do të bënte. Unë falenderoj zotin çdo ditë që atë mbrëmje nuk kam pësuar asgjë. Por ishte mjaftueshëm që mua të më krijohet kjo traumë, që sot kam nga njerëz që më përndjekin.

Fatmirësisht nuk ndodhi asgjë, por është tentuar që të më…Kam arritur të shpëtoj paq, të vrapoj, por kur imagjinoj se ka vajza dhe gra që e përjetojnë këtë….

Ajo që më bën të vuaj është sepse unë kalova në një traumë pa e përjetuar ndërkohë që ka njerëz që e përjetojnë”, tha Luana.

ngjashme