[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rrëfimi skandaloz: Vajza 12 vjeçare shkon në hotel me 22 vjeçarin dhe ndodh e papritura



Foto ilustruese

Një 12-­vjeçare, e cila ishte larguar nga shtëpia e saj prej 3 ditësh është gjetur nga policia në një hotel në “Rrugën e Kavajës” ditën e sotme. Fjona D. 12 vjeçe ishte larguar me të dashurin e saj 10 vjet më të madh, student nga Durrësi i identifikuar si Alban Gjata. Sipas burimeve të “Panoramës” në polici, 22­vjeçari e kishte marrë vajzën dhe fillimisht e kishte çuar në Durrës, ku kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Më pas ata kanë ardhur në Tiranë dhe kanë qëndruar në një hotel te “Rruga e Kavajës”, ku janë gjetur nga Policia. Kjo e fundit arrestoi 22­vjeçarin që akuzohet për “marrëdhenie seksuale me të mitur”. Kur vajza mësoi se 22­vjeçari do të arrestohej, ka nisur të qajë në Polici duke thënë se e dashuronte dhe se kishte kryer marrëdhënie me të me dëshirën e saj.

Kryerjen e marrëdhënieve seksuale e ka konfirmuar edhe ekzaminimi mjekoligjor. Edhe pse vajza u është lutur prindërve që të mos bëjnë denoncim për të dashurin e saj 10 vjet më të madh, policia e ka arrestuar dhe ai do të dalë para gjykatës.