[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rrëfimi prekës i djalit me vrimë në zemër: Çmendem pas tropojanes, por…



Një djalë me origjinë shqiptare, por që është lindur dhe rritur në Gjermani shkruan për JOQ se kërkon ndihmën tonë për të përfunduar me njeriun e zemrës.

Fakti që ai është rritur në Gjermani ka bërë që 24-vjeçari të ketë vështirësi për të gjetur një punë në vendin tonë. Edhe pse pothuajse gjithë jetën e ka kaluar nëpër spitale, për shkak se ka lindur me një vrimë në zemër, ai shprehet se gjeti lumturinë pranë një tropojaneje, e cila është 22-vjeçe.

Por, gjërat po marrin një tjetër rrjedhë, pasi familjarët e vajzës po mendojnë ta fejojnë tani ose ta nisin në Angli tek halla e saj për të punuar.

Ajo që kërkon djali janë vetëm 2 unaza për të kërkuar dorën e të dashurës në mënyrë që dashuria e çiftit mos të marrë fund në këtë mënyrë.

Ky është rrëfimi prekës i 24-vjeçarit për JOQ:

Përshëndetje J.O.Q. Jam i djalë 24 vjeç. Jam i lidhur me i vajzë, familja e saj do me e dërguar jashtë shtetit dhe kjo do përmbyste gjithë botën për mua. E vetmja gjë që më bën të jem i lumtur është ajo. Ajo është gjithçka për mua. Kam frikë që do e humbas. Familja e saj është me të vjetrën dhe do i fejesë të shpejtë. E vetmja gjë që do më bënte mos ta humbja dashurinë e jetës time do ishte fejesa, por që problemi qëndron që jam momentalisht pa punë dhe s’kam fuqi t’i gjej lekët që t’i bleja unazat. Ajo është dashuria ime e jetës dhe nuk dua ta humbas.

Do ju lutja për i ndihmë të shpejtë, mbase janë duke i përgatitur pashaportën e saj për të ikur. Unë jam lind dhe rritur në gjermani. Jeta ime nuk ishte dhe aq e bukur, më shumë kam ndejtur nëpër spitale se në liri… jam lind me një vrimë në zemër. Jetoj tani në Tiranë. Te tezja e babajit tim, por dhe tezja jeton në i shpi të vogël me vetëm 1 dhomë. Unë e kam içik të vështirë me gjuhën shqipe se jam lind jashtë dhe prandaj e kam içik të vështirë të gjej 1 punë ktej. Vajza është nga Tropoja, por jeton me familjen në Tiranë. Dje mbushi 22 vjeçe. Ajo ka filluar një punë si kamariere. Halla e të dashurës sime jeton në Angli dhe do që ta marri andej që të ndihmojë tek shpija dhe të punojë e jetojë andej. Unë s’dua ta humbas, edhe i her që m’u duk që çdo gjë do shkojë mirë, që më ka falë Zoti një engjëll po më duket që gjithçka do mbetet i ëndërr e bukur.

Por nuk dua ta humbas, nuk dua të vuajmë gjithë jetën. E duam njëri tjetrin. Të lutem, u drejtova juve me i shpresë të vogël. Nuk mundem të rri pa atë vajzën. E dua shumë.