Nëse Shpëtim Hasani nuk do të transferohej te Kalmari në vitin 2005, do të përfundonte duke luajtur në Kosovë. Kështu e ka bindjen sulmuesi nga Gjilani. 34-vjeçari insiston se karriera e tij do të merrte kah tjetër.
“E kam zënë trenin e fundit. Sikur të mos vija në Suedi, do të mbetesha në Kosovë përgjithmonë”, thotë Hasani në një bisedë për gazetën Koha Ditore.
Hasani rrëfen edhe për vitet e para të kaluara në Suedi. Thotë se ishte 23-vjeçar kur mori rrugën në një vend ku nuk kishte idenë se ku po shkonte.
Por, tregon se e kishte bindur veten se një ditë do t’i shpërblehej gjithë sakrifica..