[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rrëfimi i trishtë i vajzës së shitur te 70 vjeçari për seks



“Atë natë ai më mori me vete me forcë. Unë po qaja. Më tha të kam blerë te prindërit e tu, dhe mund të bëj ç’të dua me ty. Mund të të përdor sa të dua. Mbaje gojën mbyllur”.

Muneera Begum nga India, tashmë 19-vjeçare, ka dhënë rrëfimin e mësipërm, duke treguar atë që i ka ndodhur në moshën 12-vjeçare me një plak nga Omani 70 vjeç te i cili e shitën prindërit e saj. Ajo e ka cilësuar si torturë natën e parë, pasi ajo nuk dinte  asgjë nga seksi. Madje ajo tregon se ai e ka mbajtur të mbyllur në dhomë për 2 muaj me radhë dhe e përdorte vetëm për të bërë seks.

Ajo është marrë tani në mbrojtje nga një Organizatë për mbrojtjen e të drejtave të minoreneve të dhunuara. Policia ka treguar se janë mijëra raste të tilla ku vajzat e vogla shiten për seks për pak para te turistët.  Në vendet e botës së tretë, por edhe në Indi, fenomeni i trafikimit të vajzave dhe shitjes së tyre për seks është tepër i përhapur për shkak edhe të kushteve mizerabël financiare të familjeve. Së fundmi, një organizatë në mbrojtje të vajzave ka organizuar mijëra takime në Indi për t’u ardhur në ndihmë këtyre vajzave dhe për t’i nxjerrë nga rrjeti i trafikimit dhe përdorimit seksual,- shkruan CNN.