[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rrëfimi i gruas që “vdiq” në sallën e operacionit (Foto)



Një grua e cila “vdiq” në sallë të operimit, deklaron se “negocioi” me Zotin që t’ia kursente jetën.

Barbara Bartolome rrëfen se e gjeti veten mbi trupin e saj dhe mund të shikonte mjekët të cilët po përpiqeshin ra risillnin në jetë, pasi operacioni shkoi shumë keq.

Nëna e dy fëmijëve në atë kohë 31 vjeçe, tregon se teksa ndodhej në këtë gjendje, kishte ndjerë një prezencë pranë saj. “Ndjeva një prezencë pranë meje. Mu krijua ndjesia se ishte Zoti. Ndjeja dashuri dhe pranim dhe përjetësi. Pashë poshtë dhe mendova që sa koha jam këtu lart dhe trupi është poshtë, duhet të kem vdekur”.

Duke folur për Asosacionin Ndërkombëtar të Studimeve për Eksperiencat Pranë Vdekjes, gruaja  u shpreh se ndihej shumë e qetë dhe e kthjellët, shkruan klan.

“Ishte një vend i qetë, plot ngrohtësi dhe paqe”.

Barbara nga Kalifornia tha se nuk ishte kthyer për të parë “prezencën”, por duke qenë se nuk ishte gati, negocioi me të.

“I thashë se doja të rikthehesha në jetë dhe i shpjegova se dy fëmijët e mi të vegjël do të kishin nevojë për mua dhe nëse ikja, jeta e tyre do të ndryshonte përgjithmonë. Ishte më shumë si një kërkesë për këdo që qëndronte mbi mua. Ndjeva në mënyrë instiktive që kishin fuqinë për të më kthyer mbrapsht”, rrëfeu gruaja.

Barbara u zgjua në sallën e operacionit dhe pas kësaj eksperience ajo shprehet se tashmë nuk ka më frikë nga vdekja.