[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rrëfim ekskluziv i Hasan Zenelit, bashkëluftëtarit të Zahir Pajazitit: Ja si barteshin informacionet nga UÇK-ja te shërbimi serb



Hasan Zeneli bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit, ka ndarë disa detaje interesante per luftën dhe informacionet që janë bartur nga UÇK te shërbimi serb. Në këtë rrëfim ai tregon se si dështonin aksionet për likuidimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe, pas rrjedhjes së informacioneve nga UÇK te shërbimi serb./BS

Më poshtë shkrimi i tij i plotë

*** Sigurimi shtetëror Serb dhe detyrat që kishin ,paralel me grupet tona Guerile në Kosovë***
Të mos i mbetem borgj politikës ushtarake në Kosovë,ky rrëfim deri më tani ka munguar.
Nga këndvështrimi im,del se: Paralel me luftën tonë Guerile,vepronte edhe sigurimi serb i shtetit.
E thm këtë,duke u bazuar në veprimet tona ne teren.

Argumentojmë se ,gjat vitit 1996,kur filluam zgjerimin e grupeve guerile ne tër Kosovën dhe në zonat tjera siq ishin ZOM-2 dhe ZOPMB(Kosova lindore),në rradhet tona u infiltrua njeriu icili bartëte informacionet e sakta tek S.SH.Serb.

Kur thejmi këte,me siguri se argumentet nuk mungojnë .Në vitin 1996,saktësisht në muajin Qershorë të këtijë viti,u formia njësia “Rrufeja e prishtines”.Kjo njësi, mbulonte territorin e Prishtinës dhe një pjesë të madhe të komunave tjera siq ishin:komuna e Obiliqit,Lypjanit,Shtimes ,Janjevës e deri në Gjilan.
Njësia e sapo formiar,ecila me përpikmëri ,kontrollonte lëvizjet armike_numronte gjithësejt 11 anëtar.

Urdhëresat për sulmet i merrte nga Babai i Gueriles,Zahir Pajaziti kurse,planin dhe opservacionin e terrenit e bënim ne.

Ja ,si mundemi ta argumentojme :
1).Me datën 14 Gusht të vitit 1996,njësia jonë planifikoi sulm ndaj një inspektori të lartë serb.Pas daljes së 3 antarve tënjësisë në teren,njeni nga antarët , kishte vërejtur se,INSPEKTORIT po i shkonin mbrapa dhe anash shum milic civil.
2).Pas marrjes se detyres nga Zahir Pajaziti, për ekzekutimin e shefit te sigurimit serb në Prishtinë…Njësia jonë me sukses bëri të gjitha përgtitjet e nevojshme për ekzekutimin e tijë në vendin ku ai rrinte dhe luante bingo ,në kinemanë RINIA te”Qafa”.Ditën kur unë së bashkut me dy antarët e njësisë morem hapin drejt Ekzekutimit,përsonin nuk e gjetëm aty!

3).Në muajin Nëntor ,kur njësia jonë ndërmori sulmin ndaj punktit të milicisë serbe që ruanin kolonët brenda hapsirave tëUP-së,sulm ky që tronditi Beogradin,ne ishim 4 antar pjesmarrës.Të tjerët antar të njësisë as që kishin dieni për k’te sulm.Të njejten ditë dhe kohë,UDB-ja kishte hudhur të njëjtin lloj eksplozivi edhe në dy pika tjera.Njëren vetëm 200 metra larg sulmit ku kryem ne kurse tjetrën pran permendores se Car Llazarit në Obiliq.

4)Kur njësia jonë mori sulmin ndaj Milicis(kryemilicit)serb të Shtimes Milenko Vuqiq i cili u ekzekutua me pushkën automatike te tipit HECKLER 308W,UDB-ja inskenoi edhe kalibrin5.56 mm të paktit NATO.

5).Rasti kur ndodhi në kafiterinë “PANDA” që u vranë të rinjët serb,ishte shumë i ngjajshëm me rastin e kafiterise “Qakorr”.

Rasti i fundit:Diten kur un jam arrestuar nga UDB-ja,sëbashku ishim me një njeri qe i dinte veprimet tona edhe pse nuk ishte pjesmarrës në to.Përsoni nuk u arrestua.

Gjat hetuesië,UDB, mori te unë Pistoletën automatike të tipit “Skorpion7.65mm,dhe me numër serik 33016,nga e cila ishte vrarë Ejup Bajgora dhe un asnjëher su akuzova për k’te vrasje,edhe pse isha pjes e sajë.

Thjeshtë,këto jan argumentet e mia të asajë kohe.
Me respekt për opinionin,Hasan Zeneli-përgjegjësi i njësisë guerile ‘Rrufeja 96 “Prishtinë.
09.02.2017, Fushë Kosovë .