[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rrahje masive në Deçan, katër të lënduar



Në rrugën Haki Povataj në Deçan dje ka ndodhur një rrahje në mes disa personave, njofton Policia e Kosovës.

 

 

Me këtë rast njëri prej tyre kishte përdorur një mjetë të prehtë dhe si pasojë lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj K/Shqiptarë, transmeton Koha.

Ata, pas pranimit të ndihmës mjekësore janë liruar.

Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje , ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.