Rrahet gazetari shqiptar

Gazetari Adriatik Doci, është goditur me grusht ditën e sotme në Kamëz.Sipas njoftimit, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë në Kamëz, kanë administruar kallëzimin e bërë nga gazetari dhe janë vënë menjëherë në lëvizje për kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

“Rreth orës 12:00, në Kamzë, në rrugën Bavaria, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me grusht shtetasin A. D., 38-vjeç, me profesion gazetar, dhe më pas është larguar”, njofton policia.

LEXO EDHE KETE

Vetura godet fëmijën 8-vjeçar në rrugën Mamushë – Suharekë

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /Botapress.info/

ngjashme