Një grabitje është raportuar së fundi në Gjakovë.Viktima ka raportuar se derisa kanë qenë në veturë të postës së shpejtë me viktimën tjetër para shtëpisë, persona të panjohur duke i sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash prej 3 mijë e 350 euro (pazarin ditor).
Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është në procedurë hetimore./Botapress.info/