Ndeshja ndaj Genoas, ishte e 100-ta për superyllin Cristiano Ronaldo me fanellën e Juventusit.
Natyrisht se portugezi nuk do të dëshironte që në një sfidë të tillë jubilare të mos regjistrohej në listën e golashënuesve.
Juan Cuadrado nxori një penallti në fraksionin e dytë të lojës, ndërsa përgjegjësinë mori 35-vjeçari, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Ky ishte goli i dytë i Bianconerëve dhe CR7 e riktheu epërsinë për skuadrën mysafire, pasi vendasit e kishin barazuar rezultatin.
Fillimisht, Paulo Dybala shënoi një gol të bukur (57’), ndërsa ish-lojtari i Juves, Stefano Sturaro (61’) e barazoi rezultatin, kurse Ronaldo e riktheu avantazhin me golin e tij (78’).
Ai e shënoi edhe golin e dytë personal, po nga pika e bardhë (88′) pas një penalltie ne Alvaro Moratan. /Telegrafi/
FT | ⏱ | ANOTHER IMPORTANT ?! ???#GenoaJuve #FinoAllaFine #ForzaJuve pic.twitter.com/IoU4OM5R9a
— JuventusFC (@juventusfcen) December 13, 2020