Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka përkujtuar të gjithë qytetarët që duan të përfitojnë nga subvencionimi i efiçiencës së energjisë, se duhet të kenë pajisje shtëpiake që plotësojnë kriteret teknike.
Ajo ka publikuar në facebook fotografi me përshkrime që japin sqarime specifike se cilat pajisje i përmbushin kriteret për subvencionim.
“Për të përfituar nga subvencionimi i efiçiencës së energjisë nga Ministria e Ekonomisë, qytetarët duhet të sigurohen që pajisjet të cilat ata blejnë i plotësojnë kriteret teknike!” ka shkruar Rizvanolli në facebook.



