• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Rizvanolli: Do të dërgojmë dosje në polici për reduktimet që po zgjasin mbi dy orë

nga Bota Press
25 Dhjetor, 2021
në Lajme, Opinione
ShareShareShare

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur për reduktimet e rrymës që në shumicën e zonave po zgjasin më shumë se dy orë, pavarësisht planit.

Ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se kanë pranuar dhjetëra raportime nga qytetarët për reduktime që zgjasin deri në 20 orë.

Me këtë rast, ajo thotë të ketë thirrur në takim përfaqësuesit e KEDS-it, KESCO-s, KOSTT-it dhe ZRRE-së, shkruan lajmi.net.

“Gjatë ditëve të fundit kemi pranuar disa ankesa që reduktimet e energjisë elektrike në disa zona kanë zgjatur deri në 20 orë. Për këtë arsye, dje i kam ftuar në takim urgjent përfaqësuesit e të gjitha institucioneve relevante: KEDS, KESCO, KOSTT dhe ZRrE. Gjatë takimit kam kërkuar nga ta informatat dhe arsyet për reduktimet jashtë orarit të paralajmëruar, si dhe kam kërkuar nga KEDS që (me ndihmën e KOSTT) të sigurohen që orari të respektohet me përpikmëri gjatë reduktimeve. Për më shumë, kam kërkuar që KEDS të ndalë devijimet, përderisa Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë mjete për subvencionimin e importit të energjisë elektrike”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se për këtë veprim, ministria që ajo drejton është duke përgatitur dosje për ta dorëzuar në polici.

Postimi i plotë:

Gjatë ditëve të fundit kemi pranuar me dhjetëra raportime nga qytetarët e Rebublikës së Kosovës për reduktime të energjisë elektrike të cilat kanë zgjatur më shumë se dy orë. Orar ky që është udhëzuar nga KOSTT duke u bazuar në legjislacionin në fuqi dhe për të cilin si Ministri e Ekonomisë i kemi kërkuar KESCO-s t’i mbajë të informuar me kohë të gjithë konsumatorët.

Plani i reduktimeve i cili parasheh 8 orë furnizim me energji elektrike dhe 2 orë pa furnizim, duhet të implementohet në mënyrë të barabartë, si dhe barra duhet të shpërndahet në mënyrë të barabartë tek të gjithë konsumatorët. Nëse kjo nuk ndodhë, siç edhe tregojnë raportimet nga tereni, atëherë ME është e obliguar që të marrë të gjitha veprimet e nevojshme bazuar në kompetencat e saj.

Gjatë ditëve të fundit kemi pranuar disa ankesa që reduktimet e energjisë elektrike në disa zona kanë zgjatur deri në 20 orë. Për këtë arsye, dje i kam ftuar në takim urgjent përfaqësuesit e të gjitha institucioneve relevante: KEDS, KESCO, KOSTT dhe ZRrE. Gjatë takimit kam kërkuar nga ta informatat dhe arsyet për reduktimet jashtë orarit të paralajmëruar, si dhe kam kërkuar nga KEDS që (me ndihmën e KOSTT) të sigurohen që orari të respektohet me përpikmëri gjatë reduktimeve. Për më shumë, kam kërkuar që KEDS të ndalë devijimet, përderisa Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë mjete për subvencionimin e importit të energjisë elektrike.

Duke pasur parasysh që shumë qytetarë kanë shprehur dyshimet e tyre mbi vërtetësinë e problemeve teknike për reduktimet e zgjatura, Ministria e Ekonomisë është duke përgatitur një dosje me të gjitha raportimet për t’i dërguar në Policinë e Kosovës për të hetuar rastin.

Ndër të tjera, në këtë dosje janë të përfshira edhe disa foto të cilat janë dërguar nga qytetarë ku vërehet heqja e disa siguresa nga trafot e rrymës, si dhe dyshimet nga ana e qytetarëve në lidhje me heqjen e qëllimshme të një faze në disa vende duke e zvogëluar ngarkesën e rrjedhimisht duke e bërë ngrohjen në disa vende jo funksionale.

Nga Inspektoriati i Energjisë kam kërkuar të kenë vigjilencë dhe angazhim të shtuar për të monitoruar situatën.

Ministria e Ekonomisë së bashku me Inspektoriatin e Energjisë do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për t’i sjellur para ligjit të gjithë personat fizikë e juridikë të cilët shfrytëzojnë krizën e energjisë elektrike me të cilën po përballemi, si dhe reduktimet e planifikuara, për të penguar furnizimin me energji e trajtimin e barabartë të të gjithë konsumatorëve.

Në një situatë si kjo na duhet mirëkuptim e solidarizim, por ja që zakonet e vjetra nuk harrohen lehtë nga keqbërësit të cilët krizat i shohin si mundësi përfitimi. Ndaj tyre do të verprojmë me forcën e ligjit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inspektoriati i Energjisë janë duke përcjellur situatën nga afër dhe inkurajojmë të gjithë qytetarët që t’i raportojnë rastet e dyshimta në [email protected].

Tags: Artane Rizvanollienergji

Të ngjashme

Lajme

Festa Qoqaj po jeton ditët e lumtura në Londër krahë partnerit

nga Bota Press
23 Maj, 2022
Diaspora

Gjermani: Shqiptari i fajshëm edhe pse i shpëtoi jetën vajzës

nga Bota Press
23 Maj, 2022
Lajme

​Polici vret kolegun brenda stacionit policor në Tiranë

nga Bota Press
23 Maj, 2022
Kosovë

Sveçla bisedoi me komisioneren europiane, ripërsëriti kërkesën për vizat

nga Bota Press
23 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Festa Qoqaj po jeton ditët e lumtura në Londër krahë partnerit
  • Gjermani: Shqiptari i fajshëm edhe pse i shpëtoi jetën vajzës
  • Ymeri: Po të isha si kryeministri Kurti nuk do të kisha takuar senatorin Ted Cruz në SHBA
  • ​Polici vret kolegun brenda stacionit policor në Tiranë
  • Sveçla bisedoi me komisioneren europiane, ripërsëriti kërkesën për vizat

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.