Këngëtarja, 32 vjeç, së fundmi zbuloi se ajo dhe Taika ishin martuar, pas raportimeve që kishin qarkulluar prej muajsh.
Tani Rita i ka lënë fansat të pyesin nëse e kanë bërë hapin tjetër me një mbishkrim shumë të fshehtë në një postim në llogarinë e Instagramit, shkruan The Sun.
Foto: Rita Ora/Instagram
Duke ndarë një përzgjedhje të fotove të fundit, ajo ka shkruar: “Dump a bump bump”.
Kaq ka mjaftuar për një reagim të shpejt të fansave të cilët nxituan të pyesin nëse komenti kishte një kuptim të fshehtë.
Por, se si qëndron e vërteta mbetet në shihet në ditët në vazhdim, nëse ylli i muzikës do të bëjë një reagim në lidhje me këto thashetheme.
Foto: Rita Ora/Instagram
Ndërkohë, kur u pyet së fundmi për martesën e saj, Rita tha: “Po jam e martuar”.
“Unë jam zyrtarisht jashtë tregut. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete, por me videon time të re po tregoi atë që mund të ishte”, u shpreh këngëtarja.