Rita Ora elektrizon skenën në Tiranë me valle shqiptare

Rita Ora është duke mbajtur koncert në Tiranë.Ky koncert është falas dhe mijëra shqiptarë kanë dalur në sheshin ‘Skënderbej’, për të parë performancën e Rita Orës.

Ylli me origjinë shqiptare ka ndezur skenën së bashku me trupën e baletit, duke performuar hitet e saj ndër vite. Këngëtarja kishte veshur një ‘body’ të zi ku vihet re detaji i shqiponjës dykrenare përreth kraharorit dhe shpatullave të saj ndërsa balerinët kishin veshjet e tyre ngjyrë të kuqe, dy ngjyrat që simbolizojnë flamurin shqiptar.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë një video në ‘fcebook’, ku këngëtarja shihet duke kërcyer me valle shqiptare të miksuar me këngët e saj.

Kjo padyshim ka ndezur skenën me brohoritje të shumta.

ngjashme