[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rikthimi i Hashim Thaçit, “fatal” për Kosovën



Deputetet e Kuvendit të Kosovës i quajnë të kota bisedimet me Serbinë.

Këto reagime vijnë pasi që sonte pritet të zhvillohet takimi i radhë mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Në një prononcim për Blic deputetja Time Kadrijaj u shpreh shumë pesimiste sa i përket dialogut me Serbinë.

“Procesi i bisedimeve është i degraduar plotësisht sepse prej ditës se parë të bisedimeve e deri më sot të gjitha marrëveshjet që janë arritur nuk po implementohen nga ana e Serbisë” shtoi Kadrijaj.

Sipas deputetes dialogu duhet të ndërpritet për shkak të ngjarjeve të fundit, si çështja e murit, arrestimi i Ramush Haradinaj nga një flete arrest i lëshuar nga ana e Serbisë, dhe së fundi provokimet me tren i cili kishte mesazhe nacionaliste dhe shoveniste ku Kosovën e konsiderojnë si vend të tyre.

Deputetja Kadrijaj kujtoi që pas gjithë këtyre viteve dialog për normalizimi të marrëdhënieve me Serbinë akoma nuk ka ndonjë rezultat.

“Deklaratat e fundit të Nikoliqit ku ka qenë i gatshëm me bijët e tij të vijnë te luftojnë për Kosovë, e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë, dhe e vetmja mënyrë që të shkohet në bisedime me Serbinë do të ishte njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Në të kundërtën nuk ka asnjë kuptim vazhdimi i bisedimeve me Serbinë”, u shpreh Kadrijaj.

Ndërsa deputeti nga radhët e LDK-së Adem Salihaj tha që para se të vazhdojnë bisedimet me Serbinë ato duhet të definohen çështjet për të cilat do të bisedohet, si dhe mënyra se si do të zgjidhen ato çështje në mënyrë që Kosova të jetë përfituese dhe jo humbëse në këto bisedime.

Sipas Salihajt, deri sot nuk është bërë asnjë analizë e marrëveshjes se arritur dhe atyre që do të arrihen.

“Rikyçja e Hashim Thaçit pa asnjë shpjegim, krijon dyshime të shumta se ai po dëshiron ta vazhdojë avazin e vjetër,duke nënshkruar marrëveshje të reja,të dëmshme për Kosovën,e duke e paraqitur këtë si sukses të tij në përmbylljen e procesit të bisedimeve me Serbinë”, u shpreh Salihaj

Tutje Saihaj tha që është për t’u habitur me jotransparencen e Hashim Thaqit për bisedat telefonike me Vuçiqin,duke mos dhënë asnjë sqarim për opinionin.

Pjesëmarrësit në raundin e ri të dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit sonte në Bruksel pritet të flasim rreth zgjidhjes së çështjeve që lidhen me urën në Mitrovicë, duke filluar me formimin e Asociacionit të komunave serbe si dhe zbatimin e marrëveshjeve për gjyqësor të Serbisë.