• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Reuters shkruan për 133 mijë vaksinat e skaduara të Kosovës

nga Bota Press
3 Shtator, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters, ka raportuar për vaksinat e skaduara në Kosovë. Sipas kësaj agjencie, Qeveria e Kosovës ka vendosur të shkatërrojë 133 mijë vaksina AstraZeneca, kundër COVID-19, pas datës së skadimit të tyre, pasi vendi po përballet me një rritje të ashpër të shkallës së vdekjeve nga koronavirusi.

“Vaksinat që do të shkatërrohen ishin pjesë e një donacioni nga Norvegjia, ku data e skadimit ishte 31 gushti”, shkruan Reuters.

Kjo media shkruan se vendimi për shkatërrimin e vaksinave shkaktoi shumë kritika, ku disa njerëz edhe kërkuan dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë.

“Mosgatishmëria për të marrë vaksina, vështirësitë teknike gjatë përpjekjes për të bërë një termin në internet dhe propaganda për dëmet nga vaksinat e kishin vënë Kosovën ndër vendet me normat më të ulëta të vaksinimit në Evropë, me 15.7%”, shkruan kjo agjenci.

“Në shtatë ditët e kaluara 157 njerëz vdiqën në Kosovë nga infeksioni koronavirus, dhe më shumë se 12 mijë raste të reja u regjistruan në mesin e 1.8 milion qyetaarëve të këtij vendi”.

“Rastet e reja i atribuoheshin tubimeve të tilla si dasmat dhe heqja e plotë e kufizimeve. Duke filluar nga kjo javë, janë vendosur kufizime të reja, përfshirë orë policore nga ora 22:00. deri në 5 të mëngjesit”, ka shtuar Reuters.

Kjo agjenci në këtë artikull ka shkruar edhe për mërgimtarët për të cilët ka thënë: “Mijëra kosovarë që jetojnë jashtë vendit, kryesisht në Gjermani dhe Zvicër, të cilët kanë kaluar pushimet në Kosovë gjatë verës janë raportuar si raste pozitive kur janë kthyer në vendet e Evropës Perëndimore”.

“Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia tha se shumë njerëz refuzuan të marrin vaksinën AstraZeneca pas “dezinformatave” se vaksinat tashmë kanë skaduar, gjë që i bëri njerëzit të qëndrojnë larg tyre”, ka shtuar kjo agjenci.

“Në Kosovë njerëzit mund të zgjedhin midis vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer/BionTech. Por për shkak të disa raporteve mbi vaksinat AstraZeneca, njerëzit kryesisht kanë zgjedhur Pfizer/BionTech (PFE.N), (22UAy.DE)”.

“Vitia tha se në ditët në vijim Kosova do të marrë 500 mijë vaksina Pfizer/BionTech nga Shtetet e Bashkuara, dhe 250 mijë vaksina AstraZeneca nga Gjermania dhe Italia si donacione”, përfundon shkrimi në Reuters.

Tags: virusi ne Kosove

Të ngjashme

Aktuale

Del raporti i MSh-së për gjendjen me Covid në Kosovë

nga Bota Press
10 Gusht, 2022
Aktuale

Kurti emëron bordet e drejtorëve të katër ndërmarrjeve publike

nga Bota Press
10 Gusht, 2022
Aktuale

Dogana sekuestron 3.5 tonë pije joalkoolike të kontrabanduara nga Serbia

nga Bota Press
10 Gusht, 2022
Aktuale

Vonesat në zbatimin e udhërrëfyesit për energjinë në Veri, BE-ja ka një kërkesë për Kosovën dhe Serbinë

nga Bota Press
10 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Publikohet fotoja e 39-vjeçarit që vdiq tragjikisht në Gjilan
  • Del raporti i MSh-së për gjendjen me Covid në Kosovë
  • ​Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për prostitucion
  • Jeta në Kosovë midis viteve 1981-1997 përmes fotografive
  • “Sa i verifikova disa prej çmimeve”, Syla thotë se Kurti ka “përgatitur” një vjeshtë të vështirë për kosovarët

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.