[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Reuters jep detaje të arrestimit të Haradinajt në Aeroportin e Bazelit



Policia franceze të mërkurën ka arrestuar ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, komandat gueril në luftën e Kosovës 1998-99, sipas një urdhër arresti të Serbisë, shkruan Reuters.

Haradinaj konsiderohet kriminel lufte nga shteti serb për rolin e tij në udhëheqjen e kryengritjes rebele në ish-provincën e saj jugore të Kosovës, e cila shpalli pavarësinë me përkrahjen e Perëndimit, më 2008.

Haradinaj ka shërbyer për një periudhë të shkurtër si kryeministër i Kosovës më 2004 dhe 2005, derisa ishte nën protektoratin e Kombeve të Bashkuara, para se të gjykohej dhe lirohej për krime lufte në Tribunalin e Hagës.

Policia kufitare franceze e arrestoi atë me të mbërritur në aeroportin Basel-Mulhouse në Francën lindore në fluturimin nga Prishtina, bëjnë me dije burimet për Reutersin.