[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Retorika nacionaliste serbe, për vota brenda nxitëse jashtë”



Florian Qehaja, ekspert i çështjeve të sigurisë, ka komentuar deklaratat e liderëve serbë lidhur me ndalimin e trenit “Kosova është Serbi”.

Të shtunën, autoritetet kosovare nuk lejuan që treni me këtë mbishkrim të futej në territorin e Kosovës, ndërsa menjëherë pas ndalimit presidenti Tomislav Nikoliq dhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiq reaguan duke kërcënuar edhe me dërgim të ushtrisë në veri.

Sipas Qehajës, retorika e tillë në Serbi shfrytëzohet në dy aspekte. Ai thotë se njëra nga to është politike për të fituar vota, ndërsa tjetra është luftënxitëse dhe e rrezikshme.

“Në Serbi dominon retorika nacionaliste Në aspektin taktik mund të shfrytëzohet për të fituar vota, ndërsa në aspektin strategjik mund të shihet se ka aspirate të tilla. Kjo është si rasti “polici i mire, polici i keq”. Megjithatë ka deputetë që kanë dërguar mesazhe luftënxitëse”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.