Republikanët e kanë fituar kontrollin e Senatit të Shteteve të Bashkuara, duke e rimarrë shumicën në dhomën e lartë të Kongresit për herë të parë në katër vitet e fundit, raporton agjencia “Associated Press”.
Kjo fitore i jep Partisë Republikane një qendër të rëndësishme të pushtetit në Uashington dhe rol udhëheqës në konfirmimin e kabinetit të presidentit të ri, si dhe përzgjedhjen e ndonjë gjykatësi të Gjykatës Supreme, nëse lirohet ndonjë vend, raporton agjencia “Associated Press”.
Kontrolli në Dhomën e Përfaqësuesve ende nuk është përcaktuar, pasi gara për më shumë se 100 ulëse nuk është shpallur akoma e mbyllur.