[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Reportazhi ynë: Kur bashkëpunojnë gratë



 

Ramadan Reshitaj

Viti që përcollëm ka qenë i përmbushur me veprimtari të bashkëkombasëve tanë, të cilët tash disa vite jetojnë, punojnë dhe krijojnë në Suedi.

Se ata janë të organizuar mirë flet edhe fakti se pothuaj në të gjitha qytetet ku ata janë të vendosur kanë shoqatat dhe klubet e tyre. Nëpër mjediset më të mëdha, veprojnë edhe shoqatat e grave. Për shembull në qytetin jugor të Suedisë, në Malmë, pos tjerash veprojnë edhe katër shoqata të grave. Në ambientet e shoqatave bashkombasit takohen mbrëmjeve dhe ditëve të pushimit. Bashkëbisedojnë, komentojnë ngjarjet që ndodhin në Suedi dhe në vendlindje dhe merren me veprimtari kulturore.

Secila prej shoqatave shqiptare që vepron në këtë shtet skandinav dhe që ka aktivitete, në bazë të rregullave mbi organizimin shoqëror, materialisht mbështeten nga shteti.

Veprimtari kryesore e tyre është ruajtja e gjuhës, kulturës dhe traditës kombëtare. Krahas kësaj shoqatat angazhohen edhe për integrimin e anëtarëve të vet në jetën dhe shoqërinë suedeze.

Kur vijnë festat kombëtare, si Dita e Flamurit dhe Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, shoqatat e këtushme organizojnë manifetime festive. Ndodh që këto manifestime të organizohen mes dy tri shoqatave bashkë.

Por disa nga shoqatat, pavarësisht festave kombëtare, kanë edhe aktivitete të tjera të përbashkëta. Pra, bashkëpunojnë me njëra tjetrën.

Shembull se si duhet bashkëpunuar janë dy shoqata të grave nga Malmë, Shoqata ”Eleonora” e “Vlora” dhe Shoqata “Daradnia” nga Borosi. Bashkëpunimi në mes të këtyre grave nisi rastësisht pas një takimi që kishin kryetarja e shoqatës “Eleonora”, Rabe Kilaj dhe veprimtarja e shoqatës “Dardania”, Mirvete Binaku. Të dya po merrnin pjesë në mbledhjen vjetore të Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, ku “Eleonora” dhe “Dardania” janë anëtare.

Ato u dakorduan që të organziojnë vizita të ndërsjella. U morën vesh që njëherë njëra shoqatë ta vizitojë njërën e herën tjetër shoqata që ishte mikpritëse do ta kthente vizitën. Të parat që thyen akullin ishin anëtaret e shoqatës “Eleonora” nga Malmë.

* Nismën për ta vizituar shoqatën e Borosit e shqyrtuam në kryesinë e shoqatës sonë,

thekson Rabe Kilaj. Ideja u përkrah si nga kryesia ashtu edhe nga anëtaret tjera të shoqatës. Vedosëm të marrim një autobus dhe të udhëtojmë për Boros që gjendet nja 300 kilometra larg Malmës. Për planet tona për ta vizituar shoqatën e Borosit, kishin dëgjuar edhe veprimtaret e shoqatës “Vlora”, gjithashtu nga Malmë. Dy veprimtare nga “Vlora”, Drita Zhilivoda dhe Drita Egriu, na vizituan dhe shprehën gadishmërinë që rrugëtimit tonë për Boros ti bashkangjiten edhe disa veprimtare të tyre. Natyrisht pranuam dhe vendosëm që të udhëtonim bashkarisht. I informuam gratë e shoqatës “Dardania” dhe ato na thanë se të gjitha jemi të mirëseardhura, thotë Rabe Kilaj, kryetare e shoqatës “Eleonora” të Malmës.

Mirvete Binaku është nismetare e të gjitha aktiviteteve kulturore të shoqatës “Dardania” në Boros dhe do të thoja është palca kurrizore e kësaj shoqate.

Vizita e pare gjatë fundmajit

* Ne në shoqatën “Dardania” të Borosit, përpos seksioneve të tjera, mjaft aktive kemi

edhe seksionin e grave, nis rrëfimin Mirvetja. Momentin kur kuptuam ditën e ardhjes së bashkatdhetareve tona nga Malmoja, tubuam sesksionin e grave dhe menjëherë filluam përgaditjet për pritjen e tyre. U zotuam se do ti mirëpresim dhe secila mori detyrat e veta: disa të gatuajnë ushqim, disa të përgadisin programin kulturor, disa ti shoqërojmë gjatë vizitave nëpër pjesët më interesante të qytetit…

* Ishte një ditë e bukur e fundmajit të vitit të kaluar, kur me një autobus të mbushur

me gra shqiptare, pra me veprimtare të shoqatave “Eleonora” dhe “Vlora”, u nisëm nga Malmë për në veriun e Suedisë. Një rrugë e gjatë mbi 300 kilometra deri në Boros, por që kaloi shumë shpejt, thotë Rabe Kilaj dhe vazhon:

* Tërë rruga na kaloi me këngë e valle, me muhabet e me të qeshura. Me të arritur në

Boros, u pritëm si mikeshat më të mira nga gratë e shoqatës “Dardania”. Na priten me kafe, me pije, me ushqim dhe me ëmbëlsira. Ambientet e shoqatës së tyre shëndritnin nga pastërtia dhe bubullonin nga jonet e muzikës shqipe. Fitohej përshtypja se po merrnim pjesë në një festë tradicionale shqiptare, në një festë familjare mes grave që kishin lidhur miqësi me vite të tëra. Thjeshtë me të gjitha ishim të fascionuara! Thonë veprimtaret e shoqatës “Eleonora” Renata Qato, Elvane Ileri, Rafete Fazliu e Hanife Iseni, të cilat gjithmonë janë të parat kur duhet për të punuar dhe për të ndihmuar shoqatën e tyre.

Pastaj rrëfimin sërish e vazhdon Rabja e cila thotë se bashkë me nikoqirët dolën për të shëtitur nëpër qytet. Borosi është një vendbanim i mrekullueshëm, një qytet industrial, tipik suedez, por që edhe këtu vërehej prania e njerëzve me preardhje josuedeze. Mikëpritest tona na shoqëruan për të parë nga afër monumentet kulturore, muzetë dhe pjesët më të mira të këtij qyteti industrial. U njohëm edhe me historinë e këtij vendbanimi por edhe me bashkëkombasit tanë, të cilët këtu kishin gjetur ngrohtësinë dhe bujarinë e njohur suedeze. Dëgjuam se shqiptarët në këtë pjesë të Suedisë, me sjellje të mira, me sukseset e fëmijëve në shkolla dhe me punën e ndershme që po bënin kishin krijuar një pasqyrë të këndshme. Ata kishin lidhur edhe ura miqësie me vendasit për çka krenoheshin të dy palët, thotë Rabe Kilaj.

Vizita e kthimit – Ditën e Flamurit

Kur gratë nga Malmë vizituan Borosin, aty pos tjerash u dakorduan që të shkëmbejnë vizita të ndërsjella. Pra, tash ishte radha që nga Borosi të udhëtohej për Malmë.

* Për t´ua kthyer vizitën motrave tona nga Malmë, ne zgjodhëm datën më të mirë,

ditën që bashkon të gjithë shqiptarët. Zgjodhëm pra Ditën e Flamurit tonë Kombëtar, thotë Mirvete Binaku. U bëmë 50 femra, të moshave të ndryshme, të gjitha anëtare aktive të shoqatës sonë, dhe me autobus u nisëm herët për qytetin jugor të Malmës. Edhe dyfish më tepër veprimtare tona mbetën që herave të tjera të jenë mysafire të kolegeve nga ”Eleonora” dhe ”Vlora”. E po Malmë është qytet i madh, i treti me radh për nga numri i banorëve në Suedi, qytet ku ofron shumë për të vizituar dhe aq më tepër, ky qytet me

rrethinë u ka ofruar vendbanim gadi mbi 11 mijë shqiptarëve. U deshtë pra, që vizitën e parë kthyese të organizuar, ta bënin veprimtaret tona më të devotshme.

* E tërë rruga na kaloi në gaz e hare. Kush këndonte, dikush vallëzonte, të tjerat

bisedonin tema serioze, por edhe tregonin përjetimet nga jeta, ndonjë barcoletë dhe përjetime nga më të ndryshmet, e plotëson bisedën e Mirvetës Resmije Sahara.

* Përpara se ti bashkangjiteshim festës për Ditën e Flamurit, qëndrimin tonë në

Malmë, e shfrytëzuam për të vizituar pjesët më interesante të qytetit, – thotë Merita Dragusha, njëra ndër vallëtaret dhe keorografët e shoqatës ”Dardania” nga Borosi. Të vizitosh qytetin e Malmës dhe të mos ofrohesh për të parë Urën e Öresundit, urën që lidh dy brigjet e detit, Suedinë dhe Danimarkën, do të thotë se nuk ke shfrytëzuar të shikosh një bukuri të rrallë. Ngjajshëm, do të privohesh nga mundësia për të shikuar një arqitekturë unike në tërë botën po të mos afrohesh e ta shikosh ndërtesën Turning Torso, me mbi 200 metra lartësi, e ndërtuar në mënyrë të dredhur si një turielë… Një ndërtesë pra e vetme e këtij lloji në botë që ka hyrë edhe në Librin e Ginisit.

* Salla ku na priten, në një restorant të Malmës, sikur ishte e ngushtë për të na pranuar

neve që kishim ardhur nga Borosi, sepse aty kishte edhe shumë gra të tjera shqiptare, veprimtare të shoqatave ”Eelonora” dhe ”Vlora”, thotë poetja Rina Slovinja. Salla ishte e sotolusur dhe ne, mysfariret, i kishim vendet e rezervuara. Gajtë tërë kohës nikoqirët u kudjesën që të ndjeheshim mirë dhe këndshëm. Na gostitën me specialitete nga restoranti por edhe me ëmbëlsira që kishin përgaditur anëtaret e shoqatave shqiptare të Malmës, thotë ajo. Përpos mikërptjes tradicionale bujare shqiptare, për të respektuar praninë tonë, por edhe festën e madhe për Ditën e Flamurit, kishte dhe muzikë live, vaxhdon Mirvete Binaku.

Mbrëmja në Malmë, zgjati deri në orët e vona të natës. Por edhepse qëndruam aq gjatë, disi koha iku shpejt. Natyrisht u bënë edhe njohje të ndërsjella dhe u lidhën ura të reja miqësie e afrie. Lindi përpos tjerash edhe një ide bashkëpunimi mes Merita Dragushës nga Borosi që merret me organizimin e mbrëmjeve shoqërore nëpër Suedi, dhe të resë nga Malmë,

Kosovare Jashanica.

Si mysafiret ashtu edhe mikpritëset premtuan se takime të tilla do të kenë edhe në të ardhmen. Do të ketë edhe projekte të përbashkëta Malmë – Boros dhe anasjelltas. Bashkëpunimi i ndërsjell i grave, veprimtare të shoqatave shqiptare në Suedi, do të reflektohet edhe në relacionin e bashkëpunimit Suedi – Kosovë dhe anasjelltas.

Kur bashkëpunojnë gratë, nuk mungojnë as sukseset. Për to do të shkruhet edhe në të ardhmen. Me siguri.

1 (1)34