Mesditën e sotme, reparti i psikiatrisë në spitalin rajonal të Pejës është përfshirë nga Zjarri. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ku i njëjti ka bërë të ditur se një punëtor i sigurimit është lënduar.
“Rreth orës 14:40 policia është njoftuar për një zjarr në spitalin rajonal të Pejës në repartin e psikiatrisë. Menjëherë më të kuptuar rastin kanë dal policia, zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin shumë shpejtë. I lënduar është një punëtor i sigurimit, i cili ka lëndime të lehta”, tha ai për Reporteri.net.
“Ndihmë mjekësore ka kërkuar edhe një personel mjekësor nga tymi që ka kapluar repartin”, përfundoi Gashi./Botapress.info/