Rënia e VV-së në sondazhe, Olluri: S’ka gajle se rritet pas deklaratave të Ramabajës që do të bëhet ushtar

Drejtori i Gazetës Insajderi dhe gazetari Parim Olluri, ka ironizuar me sondazhin ku Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar rënje, shkruan Botapress.

Përmes një statusi në Facebook, Olluri ka shkruar se faktori kryesore që Vetëvendosje do të pësoj përsëri rritje do të jetë Sadri Ramabajë, për shkak gatishmërisë së tij që të bëhet ushtar i Kosovës në rast lufte.

LEXO EDHE KETE

Tërmeti i fuqishëm! Koincidenca e frikshme e 19 shtatorit, ja çfarë ka ndodhur

“Kish ra VV-ja në sondazhe në 37.3 për qind. Ani s’ka gajle. Rritet pak tash pas deklaratës së Ramabajës që do të bëhet ushtar i Republikës”, shkruan Olluri.

Sipas sondazheve të UBO Consulting, partinë në pushtet e nxjerr me 37,3 për qind të votave./Botapress.info/

ngjashme