Ai ka treguar se Asanajn e ka pasur mik dhe me të kishin raporte të mira ndër vite.
Ejupi ka thënë se me ish-drejtorin e AKP’së nuk kishin biseduar asnjëherë për blerjen e hotelit “Grand”.
Sipas tij, për privatizimin e Grandit – përkundër që kjo i takonte kësaj agjencise, – nuk ka vendosur Asanaj.
Ejupi në “Komiteti” ka shtuar se për vendimin e bllokimit të shitjes së Grandit kishin vendosur politika e atëhershme.
Sipas tij, ndalja e hetimit mbi aferën e Grandit ka qenë politike dhe është ndërprerë pas vdekjes së Dino Asanajt.