Nuk do të pritet më gjatë se rikthimi i mes-sezonit që të shihen risitë në Top Channel pas ndryshimeve në strukturën drejtuese.
Programi i parë i cili është prekur nga riformatimet e thella është “Goca dhe gra”.Ky format i ri, që erdhi në sezonin e 2021-ës nga katër prezantueset e deritanishme, do të vazhdojë vetëm me Fatmën. Tre të tjerat, do të ndërrohen.
Pra mund të thuhet se tashmë zyrtarisht, Armina, reja e ish-Kryeministrit Sali Berisha do jetë e ‘punësuar’ në Top Channel, ekrani që ndër vite ka pasur qëndrime tejet antagoniste ndaj Berishës.
Risia tjetër do jetë zhvendosja në orar të ri. Për “Goca dhe gra” është besuar “prime-time” i të mërkureve.