• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Refuzimi i shumicës për të hetuar subvencionimin e energjisë, AAK merr këtë vendim

nga Bota Press
19 Prill, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se kanë marrë vendim që AAK-ja të mos marrë pjesë në asnjë votim për t’ia bërë kuorumin pozitës në Kuvendin e Kosovës.

Kjo pasi sipas Haradinajt, pozita sot nuk votoi pro formimit të Komisionit Hetimor për krizën në energji.

“Sot ndodhi ajo që nuk do të duhej që të ndodhte. Pra Qeveria e pengoi Kuvendin që të formojë themelimin e një Komisioni Hetimor lidhur me subvencionimin e energjisë. Aleanca nuk do të marrë pjesë në asnjë votim për t’i bërë kuorumin shumicës deri në themelimin e këtij Komisioni që u refuzu sot”, tha ai.

Më tutje, Haradinaj i shprehu edhe disa siç tha ai shqetësime lidhur me Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

“AAK-ja në vazhdimësi ka shprehur shqetësimin për disa situata të rrezikshme të krijuara nga Qeveria E Kosovës me kryeministrin Kurti. Së pari, jemi të shqetësuar për vonesën e hartimit të strategjisë kombëtare të sigurisë”, deklaroi ai.

Haradinaj përmendi edhe projektin e gazsjellësit Shkup-Prishtinë, që sipas tij po mbahet i bllokuar nga Qeveria e Kosovës.

“Jemi po ashtu të shqetësuar që Qeveria po vazhdon që ta mbajë të bllokuar gazsjellësin Shkup-Prishtinë, një projekt amerikan, kur e gjithë bota ka filluar që të kalojë nga gazi rus në atë të lëngshëm amerikan. Ne jemi të shqetësuar për atë se kryeministrin po e bllokon jo vetëm një gazsjellës por një projekt amerikan dhe me këtë vendim të tij po i rrezikon marrëdhëniet me partnerët strategjik të Kosovës”, tha Haradinaj.

E mosimplementimi i këtij projekti, sipas Haradinajt i rrezikon Kosovës marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtar.

“Nuk e di a po e din kryeministri se me këto vendime ai po e rrezikon sigurinë e vendit. Refuzimi i një projekti strategjik amerikan e bjen më afër Rusinë e Serbinë, prandaj edhe kërkesa për rikthimin urgjent të gazsjellësit është i një rëndësie jetike për Kosovën, prandaj nuk është thjesht punë gazi e do gypave”, ka thënë Haradinaj.

Ai përmendi edhe vonesat për miratimin e Ligjit për Pagat në Sektorin publik.

“Jemi të shqetësuar për vonesën e miratimit të Ligjit për Pagat me koeficiente të caktuar sipas rritjeve të çmimeve. Të gjitha pagat dhe pensionet duhet të rriten 30%, ndërsa paga minimale duhet të jetë 370 euro neto”, ka deklaruar ai.

Tags: OpozitapozitaRamush Haradinaj

Të ngjashme

Lajme

Besian Mustafa: “… Kush shkelë Kushtetutën është SUPERkriminel”

nga Bota Press
25 Mars, 2023
Lajme

Banorët për nominimin: Do dalë Olta!

nga Bota Press
25 Mars, 2023
Lajme

Granit Xhaka shkëlqen në Serbi, Zvicra e “shkel” Bjellorusinë

nga Bota Press
25 Mars, 2023
Lajme

Albin Kurtit i duhet Vetëvendosja në opozitë

nga Bota Press
25 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Besian Mustafa: “… Kush shkelë Kushtetutën është SUPERkriminel”
  • Banorët për nominimin: Do dalë Olta!
  • Flet Ramiz Kelmendi: Nuk i dimë shkaqet e zjarrit në depo, dëmi është 35 milionë euro
  • Granit Xhaka shkëlqen në Serbi, Zvicra e “shkel” Bjellorusinë
  • Kosova merr një pikë në Tel Aviv, barazon 1 me 1 me Izraelin

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.