Të vinë në zyre…si në të kaluarën…prej kësaj praktike të mos ndalen.
Duke cituar ‘raste’ të paspecifikuara në të kaluarën, mosshkuarjen në Prokurori Speciale për ta dhënë dëshminë e tij në zbardhje të një çështjeje penale, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e betonozoi edhe personalisht në një konferencë shtypi ditë më parë.
“Prokuroria e di shumë mirë se për çfarë bëhet fjalë”, tha Albin Kurti, gjersa i ftoi që në zyrën e tij të shkojnë t’ia marrin dëshminë për çështjen e Rezervave Shtetërore në Ministrinë e Industrisë që drejtohet nga Rozeta Hajdari – kjo e fundit nën hetime si e dyshuar për çështjen në fjalë.
“Po pres që më këtë çështje të merrem duke dëshmuar, e jo duke u deklaruar mbi dëshminë e cila nuk po ndodh”, tha Kurti.
“Me këtë çështje do të merrem atëherë kur do të vinë në kryeministri të më intervistojnë si dëshitar, jam i hapur e i gatshëm, i vullnetshëm e i interesuar që në KM ta jap dëshminë siç kanë kërkuar…në zyrë të kryeministrit”, tha ai.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, te Kurti sheh një marifet që po synon ta realizojë: i.e konfrontim dhe viktimizim,.
“Duke e ditur se ky këto skema i ka për qejfi, sepse ky krejt jetën e tij është viktimizua. Ky e dëshiron atë. Me i shku policia të zyra, dhe ai me u zvarritë, që njerëzit me thanë se ‘shihe çka po bëjnë kryeministrit’”, ka thënë Selmanaj për Nacionale.
“Normalisht që nuk është nën kapacitetin tim që të iu jepi leksione Prokurorisë Speciale, por kisha pasur shumë dëshirë që deri në zgjedhje, mos me ia realizu këtë skemë Albin Kurti”, ka thënë Selmanaj.
Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, mosparaqitjen e Kurtit në prokurori për të ndihmuar në zbardhjen e rastit, e ka përkthyer në atë se krymeinistri “është në anën e të akuzuarve për korrupsion e vjeedhje…e jo në anën e ligjit.
“Lufta kundër korrupsionit ose hajnisë nuk është e lehtë ka qenë e vështirë gjithmonë ka pasur shqetësime për korrupsion edhe në të kaluarën në të gjitha qeveritë edhe në qeverisjen time. Mirëpo çdoherë zyrtarët shtetëror udhëheqësit e shtetit kanë qenë me ligjin dhe në anën e prokurorëve”, ka thënë Haradinaj për Ekonomia Online.
“Është hera e parë në historinë e Kosovës, që kryeministri nuk është me ligjin e as me prokurorin por është me hajnin me të akuzuarit për hajni edhe kjo sjellja e tij e mos shkuarjes në intervistim është inkurajim për korrupsionin për krimin e hajnin, është veprim i gabuar dhe i dëmshëm për shtetin ligjor edhe na dëmton shumë planin ndërkombëtarë sepse vlerësimi për shtetin ligjor të Kosovës dobësohet kur kryeministri nuk e respekton ftesën e prokurorit”, deklaroi Haradinaj.
“Ai ka pasur deklarime në Parlament kundër Prokurorisë dhe të akuzuarve, sjellja e tij e sotme është në anën e të akuzuarve pra ai po mbron krimin e jo ligjin. Ai po mbron korrupsionin e hajnin e kur të fton Prokuroria për një rast të hajnisë të dëmtim të buxhetit dhe vjedhjes së parasë së qytetarëve, më së paku është të respektosh këtë ftesë dhe me dhënë shpjegime çfarëdo qofshin ato”, shtoi Haradinaj.