[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Reforma fiskale një nga indikatorët pozitiv për krijimin e vendeve të reja të punës        



Prishtinë, 13 shkurt 2017 –  Në një prononcim për Radio Evropa E Lirë – Shpend Balija Kryetar i Këshillit të Investitorëve Evropian thotë se mënyra më e sigurtë për të krijuar vende të reja të punës është përmes reformave me ndikim pozitiv në sektorin privat.

I pyetur se sa janë të arsyeshme premtimet rreth krijimit të 25,000 vendeve të reja të punës, Balija thotë se “ Parashikimi i saktë i numrave është gjithnjë e vështirë por se një gjë është e sigurtë se sektori privat duhet të jetë gjeneruesi kryesor i këtyre punësimeve por gjithsesi këtu ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm Qeveria e cila duhet krijuar një ambient të favorshëm, të barabartë dhe kompetitiv në mënyrë që bizneset vendore dhe ato ndërkombëtare të kenë mundësi që të rrisin aktivitetet e tyre afariste.

Për më shumë Balija konstaton se reformat të cilat do të ndërmerren në pakon e re fiskale sigurisht që do të kenë një impakt të konsiderueshëm pozitiv në gjenerimin e vendeve të reja të punës.

Duke u bazuar në faktin se tani janë shtuar edhe një numër i madh i masave të reja në pakon fiskale, kjo bën që reformat të jenë më gjithpërfshirëse dhe këto reforma shërbejnë si një indikatorë mjaftë i rëndësishëm dhe real i parashikimit të rritjes ekonomike dhe përkatësishtë krijimit të vendeve të reja të punës.