Një gjenerator i Komunës së Prishtinës është përfshirë nga flakët.Komuna të njëjtin e ka vendosur në funksion si pasojë e reduktimeve të energjisë elektrike që mëngjesin e sotëm kanë përfshirë këtë pjesë të kryeqytetit, shkruan Botapress.info
Në disa pamje të publikuara në rrjetin social Facebook nga gazetari Venhar Isufi, gjeneratori shihet se nuk ka përballuar shumë gjatë dhe është prishur.
Që nga fillimi i javës, Kosova është duke u përballur me reduktime të energjisë elektrike.
Ministria e Ekonomisë të hënën bëri të ditur se reduktimet do të ndërpriten dhe furnizimi i rregullt me energji elektrike do të rikthehet falë ndihmës nga Shqipëria.
Mirëpo, përkundër kësaj reduktimet kanë vazhduar çdo ditë që nga dita e hënë.
KEDS ka bërë të ditur kjo gjendje do të vazhdojë deri në stabilizim të situatës. /Botapress.info/