Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, zbuloi në një intervistë të pazakontë këshillat për të rritur fëmijë të shëndetshëm dhe të suksesshëm.
Më 30 prill, Trump realizoi një intervistë me një 11-vjeçare, e cila po punonte ne një projekt në shkollë mbi anët e ndryshme të politikës.
Clover Weitsman, vajza e manjatit të industrisë së metaleve Adam Weitsman, e pyet Trump-in se çfarë këshille do t’i jepte babait të saj për të rritur fëmijët e tij.
Trump ka folur edhe më parë për regjimin e tij strikt, sidomos kundër alkoolit, pasi vëllai i tij i madh, Fred, ka humbur jetën në moshën 42-vjeçare pikërisht për shkak të problemeve me alkoolin./Botapress/