[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Recension rreth librit publicistikë “Ecje nëpër kujtime”, të Adem Lushaj



Shkruan: Reis Mirdita

Do të nisem menjëherë nga „Parathënia“ e librit duke u ndalur në citatin e zgjedhur nga autori: “Me kënd të rrish, i tillë do bëhesh” duke aluduar dhe i përmendur në vazhdim me respekt të veçantë, personat që ndikuan dhe e formuan, duke “qenë së bashku”, profilin e autorit si gazetar.

 
Të shtoj vetëm se ata, ia kanë arritur ta skalitin një talent të rrallë, andaj dua ta plotësoj atë që thotë Ademi, edhe me një thënie tjetër shqiptare: “Trimi i mirë me shokë shumë”.
Në vazhdim do të theksoj një aftësi të rrallë të autorit në mënyrën e krijimt të digresionit brenda paragrafit. Njohim nga teoria krahasimin si formë artistike e të shprehurit, por nuk kemi mundësi të gjejmë në një mënyrë një krahasim epik si “Ngjarjet mbesin!? Të shkruara apo të pa shkruara. Të vërteta apo të shtrembëruara. Sikurse që mbetën tokat shqiptare të copëtuara, qoftë nga padituria, tradhtia, shitja,..sikurse po veprohet edhe tash, me trojet e shtetit dardan!” ( f.10).
Unë e shoh këtë si një shkëputje nga reportazhi që merr një fuqi të së vërtetës që më së shumti e brenë autorin gjatë gjthë kohës, këtyre viteve të krijimtarisë së tij. E ndal vëmendjen edhe nga nismat letrare sepse kjo formë e ndërtimit të fjalive në paragraf është shumë pak e njohur nga që mban në vete rreziqe të shkëputjes e koklavitjes së tematikës, andaj them se Ademi është mjeshtër i ndërtimit të shprehjes artistike sepse në verimtarinë e tij gjejmë akoma raste të tilla të cilat shpresoj t’i shpalos në një analizë pas daljes së librit nga shtypi.

 
Duke u munduar të rri në suazat e një recensioni, do të veçoj, pa zgjatje, se ky   libër ka dhe vlera historike ngaqë viteve vijuese, si dhe gjeneratat e reja, do të kenë një pasqyrë të veçantë për t’u njohur me brengat dhe problemet në shtetin e ri të Kosovës. Autori lë një thesar në lëmi jetike për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Betejat e tija në disa ronte, janë faktet e pamohueshme në mbrojtën e identitetit demokratik, kulturor, ekologjik, material e shpirtëror. Sporti, pasuritë arkeologjike, bamirësia, mbrojtja nga uzurpimet, e në veçanti mbrojtja e mjedisit natyror, ka bë nga autori një fytyre me potencial fenomenal dhe flet për guximin e pashoq që ka në këto beteja tejet të mprehta dhe me rreziqe nga të gjitha anët e kësaj shoqëria, do të them, akoma të pa konsoliduar në kuptimin demokratik të funksionimit si entitet…
Kaptinë tjetër e suksesshme dhe me plotë veçori, janë intervistat e bëra me një qëndrim plotësisht neutral dhe pa asnjë tendencë të influencoj bashkëbiseduesit. Pyetjet janë të kulluara, pa prapavija për të kërkuar ndonjë përgjigje që do t’i konvenonte ndonjë qëllimi të caktuar që është enkas i kamufluar (siç bëjnë shumë intervistues). Nga këtu del që intervistat e Adem Lushajt, janë të pasura me të dhëna të dala nga kamufluar (siç bëjnë shumë intervistues). Nga këtu del që intervistat e Adem Lushajt, janë të pasura me të dhëna të dala nga zemra e personit përballë, dhe me këtë, ato janë të lexuara me ëndje nga lexues të shumtë.