“Ne duhet të jemi të ekuilibruar”. Mikhail Maratovich Fridman është një i mbijetuar. Kur e tha këtë frazë me një ton kërcënues, në fund të mandatit të tij të parë, Vladimir Putin kishte katër “kalorës” para tij. Kështu, në fillim ata u mbiquajtën oligarkët origjinalë. Dihet tashmë se çfarë ndodhi me tre të tjerët.
Mikhail Khodorkovsky, i cili në atë kohë ishte njeriu më i pasur në Rusi, në krye të gjigantit të naftës “Yukos”, pagoi dhjetë vjet burg për refuzimin e tij dhe mbi të gjitha idenë naive në prapavijë, për të bërë një politikë karriere, duke financuar partitë opozitare.
2.Vladimir Potanin – Pasuria në 2021: 27 mld $ (Sektori ekonomik)
3.Vladimir Lisin – Pasuria në 2021: 26.2 mld $ (Sektori ekonomik
4.Vagid Alekperov- Pasuria në 2021: 24.9 mld $ (Sektori ekonomik)
5.Leonid Mikhelson – Pasuria në 2021: 24.9 mld $ (Sektori ekonomik)
6.Genadi Timchenko – Pasuria në 2021: 22 mld $ (Sektori ekonomik)
1.Aleksei Mordashov – Pasuria në 2021: 29.1 mld $ (Sektori ekonomik)
Vladimir Gusinsky kishte mashtruar veten se mund të bënte informacion të pavarur dhe humbi gjithçka. Boris Berezovsky vrau jetën në vitin 2013.
“Kam lindur në Ukrainë dhe kam jetuar atje deri në moshën 17 vjeç. Prindërit e mi ende jetojnë në Lviv, qyteti im i preferuar. Por pjesën më të madhe të jetës sime si qytetar ruse e kam kaluar, duke ndërtuar dhe rritur kompanitë e mia. Unë i dua këta dy popuj dhe konfliktin aktual e konsideroj një tragjedi për të dy”, – thotë Fridman.
Ai është i mbijetuari i fundit i atyre katër “kalorësve” që përfituan nga privatizimet e tmerrshme të nisura nga Boris Yeltsin pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Në vitin 2019, gazeta “Times”, vlerësonte se ai ishte banori më i pasur i Londrës, sot ai ka ende një pasuri personale të vlerësuar në 15.5 miliardë dollarë.
8.Andrey Melnichenko – Pasuria në 2021: 17.9 mld $ (Sektori ekonomik)
9.Mikhail Fridman – Pasuria në 2021: 15.5 mld $ (Sektori ekonomik)
10.Roman Abramovich – Pasuria në 2021: 14.5 mld $ (Sektori ekonomik)
11.Mikhail Prokhorov – Pasuria në 2021: 11.4 mld $ (Sektori ekonomik)
12.Viktor Rashnikov – Pasuria në 2021: 11.2 mld $ (Sektori ekonomik)
Alisher Usmanov – Pasuria në 2021: 18.4 mld $ (Sektori ekonomik)
Letra për drejtuesit
Fridman e di se çfarë do të thotë të jesh në një kurs përplasjeje me Putinin. Njëzet vjet më parë, ishte i vetmi që iu bind ftesës mjaft urgjente të presidentit rus për të mos u marrë në asnjë mënyrë me politikë dhe për t’u lënë vend besnikëve të tij në Shën Petersburg, duke u dhënë atyre pjesë nga pushteti dhe prona.
Pikërisht për këtë, letra që ai u ka shkruar drejtuesve të firmës së tij të investimeve financiare “LetterOne”, ka një vlerë të dyfishtë. Financieri ruso-ukrainas, me origjinë hebreje dhe me pasaportë izraelite, sigurisht që nuk është një emër i së shkuarës pa lidhje me pushtetin aktual.
Vetëm 57 vjeç, ai krijoi dhe kontrollon “Alpha Bank”, bankën më të madhe private ruse, gjithmonë në prag të blerjes nga shteti. Vetëm një javë më parë, duket një shekull më parë në fakt, partneri i tij prej kohësh, Pyotr Aven ishte në mesin e 36 biznesmenëve të thirrur në Kremlin nga presidenti rus.
Prandaj, është hera e parë që një oligark shpreh hapur mospajtimin për vendimet e presidentit. Ajo letër është shkruar nga një person i cili, nëse ka ndërmarrë një hap të tillë, është sepse mendon se situata është vërtet serioze, ose e di se mund ta përballojë atë.
“Unë nuk bëj deklarata politike, – thotë ai në letrën e zbuluar nga “Financial Times”. – Por unë jam i bindur se lufta nuk mund të jetë kurrë zgjidhja. Kjo krizë do të kushtojë jetë dhe do të dëmtojë dy kombe që kanë qenë në vëllazëri për qindra vjet. Unë mund t’u bashkohem vetëm atyre që duan që kjo gjakderdhje të marrë fund”.
14.German Khan – Pasuria në 2021: 10.1 mld $ (Sektori ekonomik)
15.Iskander Makhmudov – Pasuria në 2021: 9.7 mld $ (Sektori ekonomik)
Viktor Vekelsberg – Pasuria në 2021: 9 mld $ (Sektori ekonomik)
17.Andrei Skoch – Pasuria në 2021: 8.6 mld $ (Sektori ekonomik)
18.Alexei Kuzmichev – Pasuria në 2021: 7.8 mld $ (Sektori ekonomik)
13.Leonid Fedun – Pasuria në 2021: 11.1 mld $ (Sektori ekonomik)
Në Telegram
Kanë kaluar disa orë dhe ka ardhur një tjetër distancim, nëse do të quhet kështu. Ndoshta me peshë më të vogël, por me pothuajse të njëjtën rëndësi. Dje pasdite, një tjetër oligark prej shumë vitesh, sipas mikut të njohur personal të Putinit, ka shkruar disa rreshta në llogarinë e tij në Telegram. “Paqja është shumë e rëndësishme! Marrëveshjet duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur!”.
Në vitin 2008, në fund të mandatit të dytë të presidentit aktual, mbreti i aluminit Oleg Deripaska zotëronte 28 miliardë dollarë, duke u renditur i pari ndër njerëzit më të pasur në Rusi dhe i nënti në botë.
Pasuria e tij ra më pas, deri në tre miliardë aktual, me një portofol të larmishëm energjie, inxhinierie dhe aeroportesh duke përfshirë ato të Soçit dhe Krasnjodarit.
Manjati i “Dzeržinsk”-ut, konsiderohet një mik personal i Putinit, deri në atë pikë sa ka përfunduar në të ashtuquajturën listë të Kremlinit të dënuar me sanksione amerikane në vitin 2018. Nga viti 2001, deri në vitin 2018, ai ishte i martuar me vajzën e Valentin Yumashev, këshilltarit politik historik të Jelcinit dhe njeriut që e prezantoi atë me veteranin zyrtar të panjohur të Kremlinit të KGB-së. Edhe këtu fundi dihet.
20.Dmitry Rybolovlev – Pasuria në 2021: 6.7 mld $ (Sektori ekonomik)
Alexander Abramov – Pasuria në 2021: 7.6 mld $ (Sektori ekonomik)
Besnikët
Tani të gjithë po pyesin se çfarë do të thotë ky rebelim i ndrojtur. Jemi ende shumë larg nga oligarkët më të rëndësishëm, si financuesi Genadi Timchenko apo Yuri Kovalchuk, i konsideruar si bankier personal i Putinit, e lëre më pastaj “Gazprom”-i apo Roman Abramovich.
Janë pikërisht këta besnik që duhet të përballen me humbjet më të mëdha. Sipas vlerësimeve të revistës “Forbes”, pushtimi i Ukrainës deri më tani i ka kushtuar 128 miliardë dollarë biznesmenëve kryesorë rusë.
Ndoshta është e vërtetë që pa Putinin, oligarkët nuk janë askush. Por edhe ai, nëse e humb mbështetjen e tyre, sigurisht që nuk bëhet më i fortë.
Pasuria që kanë në duar
Minierat, fushat e naftës dhe gazit, kompanitë kimike (pleh), fabrikat e çelikut, transporti, telekomunikacioni, bankat, kompanitë e investimeve: oligarkët rusë menaxhojnë pothuajse tërësisht ekonominë e vendit. Dhe ata e bëjnë këtë falë mbështetjes së Vladimir Putin. Tani edhe ata janë në shënjestër të botës perëndimore që synon të shkatërrojnë trashëgiminë e tyre. Dhe bëhet fjalë për një thesar që vlerësohej në mbi 300 miliardë dollarë deri në vitin 2021.