[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Reali përmbysi Napolin, fitoi betejën e parë (Video)



Real Madridi ka fituar 3:1 ndaj Napolit

Real Madridi e ka fituar betejën e parë ndaj Napolit në Ligën e kampionëve, duke i mposhtur 3:1 mysafirët në ndeshjen që u zhvillua në Santiago Bernabeu, shkruan Gazeta Express.

Karim Benzema (19’), Toni Kroos (49’) dhe Casemiro (54’) shënuan për ekipin e Zinedine Zidane, të cilët përmbysën rezultatin ndaj Napolit, që kaluan të parët në epërsi përmes Lorenzo Insignes në minutën e tetë të ndeshjes.

Ndeshja kthyese zhvillohet në stadiumin San Paolo me shtatë mars.

https://www.youtube.com/watch?v=uIJLVYTqJEg