[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Reali fiton me vështirësi ndaj Valencias, rikthen pozitën e parë (Video)



 

 

Real Madrid ka shënuar një fitore të vuajtur 2-1 ndaj Valencias.

 

Skuadra e Zinedine Zidane ka marr një fitore në minutat e fundit, duke mos lejuar befasi në ndeshjen e javës së 35.

 

“Mbretërit” e dominuan pjesën e parë të ndeshjes, por golin e parë arritën të shënojnë vetëm në minutën e 27 të ndeshjes.

 

Ishte ylli kryesor i skuadrës, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi gol të bukur me kokë pas harkimit të Dani Carvajal dhe skuadrat shkuan në pushim me këtë rezultat.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Realin që patën mundësi të dyfishojnë epërsinë në minutën e 57 me Ronaldon, por portugezit iu mohua goli nga penalltia nga portieri Diego Alves, i cili ia priti penalltinë.

 

Valencia nuk u dorëzua dhe arriti të gjej golin e barazimit në minutën e 82 me anë të Dani Parejos që shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit për 1-1.

Megjithatë, Reali nuk lejoi befasi dhe i shpeshtoi sulmet duke gjetur përsëri golin e epërsisë, ku kësaj radhe ishte mbrojtësi Marcelo, i cili shënoi në minutën e 86 për 2-1 pas asistimit të Alvaro Moratas dhe ky gol vulosi fitoren e “Mbretërve”.

Pas kësaj fitore, Reali e sheh vetën në vendin e parë me 81 pikë apo tri më shumë se Barcelona, ndërsa Valencia renditet në vendin e 12 me 40 pikë. /Telegrafi/