Naim Ramizi, zyrtar në Divizionin për Mbrojtje Juridike në Ministrinë e Drejtëisë, thotë se është larguar nga puna gjatë ditës së sotme, pak para përfundimit të orarit. Shkarkimin nga pozita e shërbyesit civil e ka quajtur politik dhe hakmarrës, teksa thotë se në të kaluarën ka qenë aktivist i LVV-së.
“Nuk ka të drejtë të ndërmarrë këtë veprim…Jemi emëru si shërbyes civil dhe ju kemi shërby njerëzve tanë që janë në paraburgim në Hagë”, tha ai në Frontal.
“Viktima e radhës e diferencimeve moderne që i ka marrë qeveria ndaj njerëzve që kanë qenë fytyra publike ose kanë një të kaluar në partitë tjera politike. Ky vendim që ka ndërmarrë më ka dërguar në pushim para se të shkoj në pushim të lindjes, kjo mua më bënë nder sepse unë nuk kam qenë një zyrtar i korruptuar, që nuk e ka njohur punën. Kjo është për të shprehur mllefin e tyre”, u shpreh ai.
Ai tha se para largimit të tij, janë larguar edhe tre zyrtarë të tjerë. Ndërkohë thekson se volumi i punëve është rritur.
“Janë larguar edhe tre zyrtarë paraprakisht, zyra ka mbetë vetëm me tre persona. Volumi është rritur sepse familjet nga 15 korriku nisin vizitat, aty ka nevojë edhe për 4 persona të tjerë”, u shpreh ai.
Sipas tij, shkarkimi është me motive personale pasi vetë ai në të kaluarën ka qenë pjesë e LVV-sëM“Jam ish-aktivist i LVV-së, kjo është hakmarrje puro-politike”.
Naim Ramizi tha se nuk i beson Qeverisë Kurti.