• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Reagon vëllai i dëshmorit Ilaz Kodra: Vendimi për suspendimin nga puna të gruas së vëllait i inskenuar dhe tendencioz

nga Bota Press
9 Maj, 2022
në Lajme, Opinione
ShareShareShare

Pak muaj më parë bordi i ri i Postës dhe Telekomit të Kosovës mori vendim që ta suspendojë nga puna bashkëshorten e dëshmorit Ilaz Kodra, Kimete Kodrën, ndërsa ka reaguar edhe vëllai i dëshmorit duke e cilësuar vendimin si të inskenuar dhe tendencioz, dhe se duhet të marrë fund sa më shpejt, shkruan Gazeta Botapress.

Avni Kodra me një shkrim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se janë të shqetësuar në lidhje me suspendimin nga puna të kunatës së tij.

“Përmes këtij postimi shpreh shqetësimin familjar në lidhje me suspendimin nga puna të gruas së vëllaut, Kimete Kodrës”, shkroi ai.

Kodra më tutje shkroi se më këtë vendim të menaxhmentit nuk janë të befasuar, pasi që sipas tyre kjo për ta ka qenë edhe e pritshme.

“Më duhet të theksoj se ky vendim për suspendim i marrë nga udhëheqësia aktuale nuk na ka befasuar aspak, duke marrë parasysh se nga kush është marrë”, shkroi ai.

Vëllai i dëshmorit më tutje tha se ky vendim është jo i drejtë dhe nuk ka bazë ligjore.

“Këtë vendim e quaj joprofesional e tendencioz për arsyen se suspendimi i pa drejtë e i panevojshëm është bërë në shpërputhje të plotë me dispozitat ligjore mbi të cilat funksionon Posta e Kosovës dhe me inskenim të situatave se kinse në Skënderaj duhet të vihet me polici për shkaqe sigurie”, tha ai.

Kodra shkroi se kunata e tij nuk duhet të ndëshkohët për fajet e dikuj tjetër, dhe se ajo fare nuk ka qenë në dijeni rreth rastit.

“Kimetja nuk mund të ndëshkohet për fajet individuale të asnjë punonjësi të Postës, e aq më pak kur autori i keqpërdorimit për nga hierarkia ka pozitë më të lartë, i takon degës regjionale (jo komunale), ka pranuar publikisht fajësinë në media dhe mban përgjëgjësi direkte për veprën e kryer. Tutje, rëndësi ka edhe fakti se Kimetja nuk ka qenë fare në dijeni të rastit, marrë parasysh se çdo regjistrim vjetor për periudhën 2018-2021 është mbyllur i barazuar, kjo për faktin se në sistem çdo gjë ka figuruar në rregull dhe ka pamundësuar që keqpërdorimi i ndodhur të vërehet e pastaj të trajtohet. Mangësitë në sistem janë mbuluar nga vet zyrtari që ka bërë manipulimim, sepse i njejti ishte përgjegjës për financa”, shkroi Kodra.

Ai e cilëson rastin si inskenim dhe uron që të merr fund kjo gjë sa më shpejt.

“Gjithçka është tepruar me këtë inskenim dhe uroj që tashmë të merr fund!”, shkroi vëllai i dëshmorit Ilaz Kodra./Botapress.info/

Të ngjashme

Lajme

E rëndë: Vdes nëna me dy vajzat, shkak rryma elektrike

nga Bota Press
28 Maj, 2022
Kosovë

Hysni Gucati s’ishte në ceremoninë e varrimit të babait, ndodhet në Hagë

nga Bota Press
28 Maj, 2022
Kosovë

Nesër rrini në shtëpi, nuk i dihet motit të pranverës!

nga Bota Press
28 Maj, 2022
Lajme

Vdekja e ish-presidentit Bujar Nishani, reagon Beniada

nga Bota Press
28 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • E rëndë: Vdes nëna me dy vajzat, shkak rryma elektrike
  • Hysni Gucati s’ishte në ceremoninë e varrimit të babait, ndodhet në Hagë
  • Nesër rrini në shtëpi, nuk i dihet motit të pranverës!
  • Vdekja e ish-presidentit Bujar Nishani, reagon Beniada
  • Veterani e invalidi i LDB, 101 vjeçari Haxhi Beqë Syla i Gjakovës, e përshendeti “Takimin e Madh të Prishtinës

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.