[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Reagon Selim Kryeziu kryetar i Degës së LDK në Dragash; Hatim Baxhaku është personalit i çmuar!  



 

 

Lajmi se Kryeministri Mustafa, ka thirr në Prishtinë deputetin Hatim Baxhaku, dhe e ka kërcënuar, është gënjeshtër me brirë. E them me përgjegjësi të plotë se pas takimit në Prizren ku deputeti Baxhaku ka pas një debat parimor me nënkryetrarin e LDK-së, z. Veliu, debat i cili gjithashtu është stërfryrë nga mediat, asnjë thirrje, asnjë kërcënim, as asgjë. Dikujt gjithësesi Hatim Baxhaku i duhet jashtë LDK-së, por na falni se këtë dëshirë nuk ua plotësojmë dot.

Hatim Baxhaku ka marr më shumë se 3 mijë vota në Dragash, prandaj, ai është në kontakt të vazhdueshëm me Degën tonë dhe me Kryetarin e degës.

 

p.s. Nëse dikujt i intereson pse ky reagim nga unë, atëhere ju bej me dije se unë jam kryetari i Degës së LDK-së në Dragash dhe se Hatim Baxhaku mandatin e parë si deputet e ka marr pikërisht si kandidat i degës së Dragashit.

Poshtë shikoni se çfarë shkruan një portal e që fatkeqësisht s’është i vetmi.

“Ndërkaq, burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se deputeti Baxhaku, një ditë pas mbledhjes së LDK-së në Prizren, është ftuar nga Isa Mustafa në Prishtinë”.