Reagon ish-drejtori i VV-së pasi u dënua me tri vjet burg: Shkoi Lumezi, s’erdh Elezi?

Dy zyrtarë të komunës së Prizrenit janë shpallur të martën fajtorë nga Gjykata Themelore e Prizrenit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Islam Thaqi, ish-drejtor i Inspektoratit dhe Jetmira Vrenezi, ish-udhëheqëse e sektorit të Ndërtimtarisë, janë dënuar me nga 3 vjet burgim dhe me nga 2.000 euro gjobë për rastin e rrënimit të aneksit të “ABI Çarshisë”, më 19 dhe 21 korrik 2019.

Thaqi ka reaguar pas shpalljes së vendimit, që e dënoi me tri vjet burg.

“Shkoj Lumezi serdhe Elezi ?”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Ish-drejtori u Inspektoriatit të Komunës së Prizrenit, Islam Thaqi, akuzohej se “në cilësinë e Drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, duke ditur se nuk kanë të drejtë të bën rrënimin e objektit pasi i dëmtuari ka aplikuar për legalizim në përputhje me vendimin e MMPH të datës 27.08.2018, jep pëlqimin, organizon dhe merr pjesë aktive në rrënimin e objektit ‘Abi’ Sh.P.K., në Prizren”.  /Botapress.info/

ngjashme