Halla e 18-vjecares M.O që vdiq në Ferizaj, e dyshohet se është keqtrajtuar fillimisht nga dy persona, ka reaguar pas rastit tragjik.
Në profilin e saj në Facebook, halla e vajzës së ndjerë ka shkruar “Pushon në paqe, zemra e hallës”. Ndërkohë, familja e 18-vjeçares, M.O që vdiq gjatë ditës së djeshme në Ferizaj i kanë hapur sot dyert për të pamje.
Gazeta ka qëndruar sot në vend të ngjarjes e pasdite sjell rrëfimin e familjarëve për ngjarjen që tronditi këtë komunë.
Policia ka bërë të ditur se tashmë nën pranga ka përfunduar një person, ndërsa, i dyshuari kryesor për këtë rast, Dardan Krivaqa ndodhet ende në arrati./Botapress/